Sport

Bayerni shënon fitoren e parë të vitit në Bundesligë

Pas tri barazimeve, Bayerni ka shënuar fitore në Bundesligë. Të dielën mbrëma, gjiganti bavarez fitoi 4:2 në udhëtim ndaj Wolfsburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të kampionatit gjerman. Kingsley Coman shënoi dy golat e parë për Bayernin, në minutën e nëntë e të 14-të.

Më pas për 3:0 shënoi Thomas Mueller në minutën e 19-të. Jakub Kaminski ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 44-t. Për 4:1 realizoi Jamal Musiala në minutën e 73-të. Mattias Svanberg vendosi rezultatin përfundimtar, 4:2, në minutën e 81-të. Për Muellerin ishte ndeshje e veçantë, e 427-ta në Bundesligë.

Ai barazoi rekordin e legjendës Gerd Mueller. Bayerni udhëheq me 40 pikë, një më shumë se Union Berlini. Kampioni në fuqi fitoi ndeshjen e parë kampionale këtë vit. Wolfsburgu është i shtati me 29 pikë.