Harry Kane vendosi rekord të ri në histori të skuadrës së Tottenhamit. Dhe rekordi i golashënuesit më të mirë ishte edhe më i veçantë, pasi Tottenhami të dielën mposhti skuadrën kampione në fuqi të Premier Leagues, Manchester Cityn. Kane shënoi në minutën e 15-të, në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues.
Ai tani ka 267 gola të realizuar për Tottenhamin. Rekordin si golashënuesi më i mirë i Spursit për 53 vjet e kishte mbajtur Jimmy Greaves.
Nga minuta e 87-të, Tottenhami mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua mbrojtësi Cristian Gabriel Romero.
Tottenhami në 22 ndeshje ka 39 pikë të grumbulluara dhe zë pozitën e pestë në tabelë. City i Pep Guardiolës nuk e shfrytëzoi gabimin e Arsenalit dhe tani mbetet me pesë pikë prapa “revolveristëve” lider.