Sport

Ndërprerjet e ndeshjeve po bëhen të zakonshme në basketbollin kosovar

 

Nuk kanë të ndalur ndërprerjet e ndeshjeve në basketbollin kosovar. Pasi të shtunën u ndërpre ndeshja Vëllaznimi – Trepça, tani është ndërprerë edhe ndeshja Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Për shkak të fyerjeve të shikuesve ndaj FBK-së dhe hedhjes së një mjeti plasës, gjyqtarët kanë vendosur që shikuesit të largohen nga palestra. Për këtë arsye edhe është ndërprerë ndeshja në Suharekë.