Sport

Kryeziu mposht ish-kampionin e botës, meksikanin Vazquez

Timo Schwarzkopf kunder Miguel Vazquez
 

Festim Kryeziu, i njohur në boksin profesionist si Timo Schwarzkopf, ka triumfuar të shtunën mbrëma në Wangen të Gjermanisë në një meç në dhjetë runde në kategorinë super të lehtë ndaj ish-kampionit të botës, meksikanit Miguel Vazquez.

Kryeziu shënoi fitore me vendim unanim pas 10 rundeve. Dy nga anëtarët e jurisë e vlerësuan luftën 95:94 në favor të Kryeziut, ndërsa një tjetër 98:92 në favor të boksierit kosovar po ashtu.