Sport

Elezi asiston në disfatën e Varazhdinit

Agon Elezi ka asistuar të premten mbrëma, por skuadra e tij, Varazhdini, është mposhtur në udhëtim tek Istra.

Varazhdini humbi 2:1 në kuadër të xhiros së 20-të të elitës së futbollit kroat.

Për Elezin që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ishte asistimi i parë këtë edicion.

Ai ka edhe tri gola të realizuar.

Elezi luajti deri në fund të ndeshjes, kurse Jorge Pëllumbi e kompletoi ndeshjen te mysafirët.

Istra dhe Varazhdini kanë nga 27 pikë dhe zënë pozitën e katërt dhe të pestë.