Sport

Ballkanit i refuzohet ankesa, mbetet në fuqi gjoba prej 21 mijë eurove nga UEFA

 

Kampionit të Kosovës, Ballkanit i është refuzuar ankesa dhe i mbetet në fuqi dënimi prej 21 mijë e 250 eurosh nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA. 

Vendimi për ta dënuar Ballkanin është marrë më 7 dhjetor për ndeshjen që Ballkani e zhvilloi në Prishtinë ndaj Sllavia Pragës më 27 tetor, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.