Sport

Evertoni synon Iscon

 

Mesfushori nga Spanja, Isco, mund të jetë transferimi befasues i skuadrës së Evertonit pas përfundimit të afatit kalimtar të janarit. Sipas “The Sun”, drejtuesit e Evertonit janë në negociata me Iscon dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet brenda kësaj jave.

Isco është lojtar i lirë, pasi muaj më parë shkëputi kontratën me Sevillan dhe mund të transferohet edhe pas afatit kalimtar.