Sport

Ziyech drejt Beshiktashit

 

Pasi i dështoi huazimi te Paris Saint-Germaini, Hakim Ziyech pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi. “Daily Mail” shkruan të enjten se marokeni pritet të huazohet te skuadra e Beshiktashit pasi afati kalimtar i dimrit në Turqi është i hapur deri javën e ardhshme.

Ziyech ishte pranë huazimit te Parisi por lëvizja e tij dështoi në momentet e fundit për shkak të dokumenteve. 29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Chelseat dhe ekipi nga Londra është i gatshëm ta huazojë te Beshiktashi që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.