Skuadra e Cremoneses ka shkaktuar një prej befasive më të mëdha në Kupën e Italisë në këtë edicion.
Cremonese të mërkurën në mbrëmje ka eliminuar nga Kupa skuadrën e Romës qe drejtohet nga Jose Mourinho.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë gjysmëfinale, Cremonese do të luajë kundër Fiorentinës që gjatë ditës mposhti Torinon.
Cremonese fitoi 2:1 në “Stadio Olimpico”.
Cyriel Dessers në minutën e 28-të ishte i saktë nga pika e bardhë, ndërsa goli për 2:0, ishte autogol i Zeki Celikut.
Andrea Belotti ktheu në lojë Romën me golin e shënuar në minutën e katërt të kohës shtesë, por Roma nuk shënoi më dhe u eliminua nga gara.