Sport

Gjykata vendos në favor të klubeve të Superligës së Evropës

Grupi “A22”, i cili është promotor i Superligës së Evropës në futboll, ka fituar rastin ndaj FIFA-s dhe UEFA-s, kanë njoftuar të martën mediumet e huaja.

Bëhet e ditur se gjykata e Madridit, ka vendosur në favor të apelit të grupit “A22”, që do të thotë se UEFA dhe FIFA nuk mund t’i ndëshkojnë klubet që dëshirojnë të jenë pjesë e Superligës së Evropës.

FIFA dhe UEFA patën paralajmëruar ndëshkime ndaj skuadrave evropiane që e patën iniciuar këtë ide vitin e shkuar, por tani që gjykata ka vendosur në favor të tyre, priten zhvillime të reja për Superligën e Evropës.

Aktualisht, klubet që po e përkrahin ende idenë e formimit të Superligës së Evropës janë Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi.