Mesfushori i Italisë, Jorginho do të jetë transferimi i madh i skuadrës së Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mediumet angleze kanë raportuar të martën se Arsenali tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean dhe po finalizon dokumentet për transferimin e Jorginhos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se për kartonin e Jorginhos, i cili gjatë ditës do t’i kryejë kontrollimet mjekësore, Arsenali do t’i paguajë Chelseat 15 milionë euro.
Ndërkohë, Jorginho me Arsenalin do të firmosë kontratë deri në vitin 2024, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
31-vjeçari këtë sezon ka shënuar tri gola në të gjitha garat për Chelsean, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Napoli për 57 milionë euro.