Sport

Berisha asiston në Australi

Valon Berisha

Valon Berisha ka asistuar në golin e parë të Melbourne Cityt që barazoi në shtëpi ndaj Adelaide United me shifrat 3:3.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 14-të të futbollit elitar të Australisë.

Ai asistoi për golin e shënuar në minutën e 12-të nga Thomas Lam, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 61-të. Melbourne City mbetet lider me 28 pikë, ndërsa Adelaide United me 20 pikë në vendin e pestë.