Mërgim Berisha ka vazhduar me formë të mirë në aspektin individual, por skuadra e tij Augsburgu ka pësuar humbje.
Të shtunën, Augsburgu u mposht në udhëtim te Freiburgu me rezultatin 3:1, në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBerisha 24-vjeçar e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e Augsburgut në minutën e 29-të nga penalltia.
Ishte goli i tij i pestë sezonal në Bundesligë krahas katër asistimeve në 12-të ndeshje të zhvilluara.
Berisha e kompletoi ndeshjen tek Augsburgu, ndërsa Elvis Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 69-të.
Augsburgu ka 18 pikë në po aq ndeshje të zhvilluara, dhe pozicionohet në pjesën e poshtme të tabelës.
Freiburgu është në zonën që dërgon në garat evropiane dhe ka 34 pikë.