Sport

Barcelona interesohet për Hojlundin

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Atalantas, danezin Rasmus Hojlund raporton “Mundo Deportivo” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Barça po synon transferimin e Hojlundit në verë, të cilin po e sheh si pasardhës ideal të polakut Robert Leëandowski. 19-vjeçari po impresionon me paraqitjet e tij këtë sezon tek Atalanta, ekip të cilit iu bashkua verën e shkuar nga Sturm Grazi.

Në 15 ndeshje të luajtura deri më tani në Serie A, Hojlund ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime, ndërsa me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2027.