Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kandemiri përjashtohet në fund të çerekut të dytë

Sigal Prishtina ka mbetur pa trajnerit Ahmet Kandemir në ndeshjen kundër Taltech/Optibet në kuadër të xhiros së shtatë të ENBL League.

Kandemiri u përjashtua nga ndeshja kur kishin mbetur edhe pak sekonda pa përfunduar çereku i dytë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai reagoi ashpër ndaj gjyqtarëve që nuk dhanë faull për Prishtinën duke gjuajtur me shishe.

E ky veprim i kushtoi atij me përjashtim nga ndeshja derisa ekipi kundërshtar fitoi gjuajtje të lirë për shkak të reagimit të Kandemirit.

Pas çerekut të dytë, Prishtina është në disavantazh nga ekipi estonez me shifrat 46:34.

Kjo ndeshje po zhvillohet në Estoni, ndërsa TalTech/Optibet ka gjashtë humbje në po aq ndeshje të luajtura deri më tani.

Prishtina të martën triumfoi ndaj ekipit nga Lituania, Siauliai (91:67) për ta shënuar fitoren e dytë në këtë garë.