Nedim Bajrami ka kontribuar me asistim në fitoren e Empolit në udhëtim kundër Interit.
Golin e fitores Empoli e shënoi në minutën e 66-të. Asistues ishte mesfushori Bajrami që u zëvendësua në minutën e 73-të të ndeshjes që u zhvillua të hënën mbrëma.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së 19-të të Serie A italiane. Samir Ujkani ishte në stol, ndërsa Ardian Isjamli mungoi shkaku lëndimit. Kristjan Asllani luajti për Interin nga minuta e 72-të. Me këtë humbje, Interi ka bërë një hap prapa në garën për titull të kampionit. Interi mbetet në vendin e tretë me 37 pikë, kurse Empoli ngritët në vendin e nëntë me 25 pikë.