Sport

Tenis, bartësi numër dy eliminohet nga “Australian Open”

Casper Ruud tenis

Tenisti norvegjez Casper Ruud është befasuar nga amerikani Jenson Brooksby në rrethin e dytë të turneut Grand Slam “Australian Open”.

Bartësi numër dy është mposhtur me 3:1 në sete (6:3, 7:5, 6:7 dhe 6:2) nga Brooksby, ndërsa për herë të parë në “Australian Open” dy bartësit e parë nuk kanë arritur të kalojnë në rrethin e tretë.

Norvegjezi, nënkampioni i “Roland Garrosit” dhe “US Openit” vitin e kaluar, ishte duke kërkuar triumfin e parë në një Grand Slam dhe ngritjen në pozitën e parë në renditje botërore.

Por 24-vjeçari u dominua nga Brooksby, që zë vendin e 39-të në renditje botërore.

Eliminimi i Ruudit vjen vetëm një ditë pasi bartësi numër një Rafael Nadal u eliminua të mërkurën.