Sport

Guardiola pranon se City duhet ta përfshijë më shumë Haalandin

 

Trajneri Pep Guardiola pranon se Manchester City duhet të gjejë një mënyrë për ta përfshirë sulmuesin Erling Haaland më shumë pasi norvegjezi u reduktua në një rol periferik në humbjen 2:1 në derbin e qytetit ndaj Manchester Unitedit, të shtunën. Haaland, i cili pati vetëm 19 prekje të topit në stadiumin “Old Trafford” dhe ishte i kufizuar në gjysmë raste, tani ka shkuar në tri ndeshje pa gol pasi shënoi 27 herë në 21 paraqitjet e tijtë para me fanellën e Cityt. Pengimet e fundit të Cityt kanë ndezur debatin nëse futja e sulmuesit të frytshëm e ka detyruar skuadrën të ndryshojë qasjen e saj pasi u mësua të funksiononte pa një sulmues të jashtëm gjatë dy sezoneve të fundit.

Ish-mesfushori i Cityt, gjermani Dietmar Hamann, shkroi në rrjetet sociale se skuadra e Guardiolës “ishte një ekip më i mirë pa Haalandin, edhe nëse ai shënon 40 gola këtë sezon”. Guardiola është ende duke punuar për të integruar transferimin e tij prej 60 milionë eurosh, i cili iu bashkua Cityt nga Borussia Dortmund në qershorin e vitit të kaluar.