Sport

Mudryk është lojtar i Chelseat

Mykhaylo Mudryk

Ukrainasi Mykhaylo Mudryk ka firmosur kontratën me Chelsean, të vlefshme deri në qershor të vitit 2030.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet e ndryshme, ndërsa pritet të zyrtarizohet shumë shpejt nga klubi londinez. Mudryk, i vlerësuar si talent shumë i madh, ka kryer me sukses testet mjekësore të dielën. Transferimi i tij i ka ka kushtuar Chelseat 100 milionë euro. Mudryk është 22-vjeçar dhe transferohet nga Shakhtar Donetsku.

Ai i ka tetë paraqitje për Ukrainën. Luan kryesisht në krah dhe vlerësohet me të ardhme të madhe.