De Jong synon të tregojë veten, por lëndimet s'po e lënë

De Jong synon të tregojë veten, por lëndimet s'po e lënë

05 August 2017 13:01

Administratorët e faqes së Newcastle United, kanë lansuar një video ku shihet një personazh i filmave të animuar, i cili rrëzohet gjatë tentimit për t'i zbritur shkallët. Kjo video u lansua me titullin "Siem de Jong duke shkuar në stërvitje". Pasi futbollisti e pa, e shpërndau atë video për 250.000 ndjekësit e tij në "Twitter", shkruan sot Koha Ditore.

"Po, nganjëherë ju duhet t'i merrni shakat me sportivitet. Shokët e mi shpesh më dërgojnë foto apo video të tilla qesharake, që kanë të bëjnë me mua. Mund të qesh tash, por nëse i mendoj lëndimet atëherë gjithçka ishte serioze", tha ish-futbollisti i Ajaxit, i cili zbuloi se karriera e tij ishte drejt përfundimit, për shkak të një lëndimi në sy dhe pasi mushkëria e tij kolapsoi dy herë.

"Kam qenë pa fat, nuk mund të bëja asgjë për t'i parandaluar këto lëndime. Do të doja që tregimi im të ishte ndryshe", tha De Jong.

Ai mbërriti në "St James Park" për 6.6 milionë euro, si fitues i titullit të ligës holandeze me Ajaxin edicionin e kaluar, dhe si njëri nga yjtë më të mëdhenj të vendit të tij. Por që nga transferimi i tij në Newcastle, ai ka qenë startues vetëm në katër ndeshje.

 (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme