Sport

Haller luan ndeshjen e parë me Dortmundin

Sebastian Haller - Borussia Dortmund

Sulmuesi Sebastian Haller ka bërë paraqitjen e parë këtë edicion me skuadrën e Borussia Dortmundit.

Ai të martën ka luajtur në ndeshjen miqësore të Dortmundit kundër ekipit Duesseldorf. Dortmundi e fitoi duelin me rezultatin e thellë 5:1, por vlerë më të madhe për ekipin gjerman kishte kthimi i Hallerit në fushë.

Ai u inkuadrua në minutën e 74-të, në vend të Yousouffa Moukokos Haller iu bashkua ekipit gjerman para fillimit të këtij sezoni, por nuk luajti për shkak se iu nënshtrua trajtimit të kancerit në testikuj. Haller u transferua te Dortmundi si zëvendësim për Erling Haalandin, i cili iu bashkua Manchester Cityt. Ai javën e shkuar njoftoi se ishte rikthyer në stërvitje dhe ishte plotësisht i gatshëm për ta ndihmuar ekipin pasi e kaloi sfidën e vështirë që e pati.