Sport

Mourinho refuzon edhe Brazilin

Pasi refuzoi Portugalinë, Jose Mourinho ka refuzuar edhe mundësinë për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Brazilit, raporton “Tuttomercatoweb” të hënën.

Bëhet e ditur se Mourinho ishte kontaktuar nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Brazilit për ta zëvendësuar Titen, por portugezi nuk ka qenë i interesuar për këtë post. Ai ka insistuar se nuk do të largohet nga skuadra e Romës, me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Mourinho është i vendosur për ta dërguar deri në fund projektin me ekipin italian dhe për këtë arsye ka refuzuar edhe Brazilin, sikurse Portugalinë.

Mourinho mori drejtimin e Romës në verën e vitit 2021, ndërsa ka qenë edhe trajner i Tottenhamit, Manchester Unitedit, Chelseat, Real Madridit, Interit e Portos.