Sport

Empoli barazon në ndeshjen dramatike me Lazion

Një gol i shënuar në minutën e fundit të kohës shtesë, ka bërë që Empoli të marrë një pikë në udhëtimin e vështirë te Lazio. Lazio dhe Empoli të dielën barazuan me rezultatin 2:2. Ishte ndeshje e xhiros së 17-të në Serie A.

Lacialët mbesin pa fitore edhe në takimin e tretë rresht. Hysaj te Lazio u inkuadrua në lojë në 20 minutat e fundit të këtij takimi. Tek Empoli ndeshjen e kompletoi qendërmbrojtësi Ardian Ismajli, ndërsa nga minuta e 76-të u inkuadrua Nedim Bajrami.

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani, ishte në bankën rezervë. Felipe Anderson në minutën e dytë dhe Mattia Zaccagni në minutën e 54-t shënuan për epërsinë 2:0 të Lazios. Empoli rikthimin e madh e bëri në 10-të minutat e fundit. Francesco Caputo në minutën e 83-të shënoi për 2:1, ndërsa Razvan Marin shënoi në minutën e 94-t.

Aksionin e golit për 2:2 e nisi Nedim Bajrami. Lazio pas 17 ndeshjeve ka 31 pikë, tri më pak se Interi që është në pozitën e katërt. Ndërkohë Empoli ka 19 pikë në pozitën e 13-të.

Enter