Sport

Bayerni insiston për Dumfriesin

Denzel Dumfries, sport, tottenham, futboll

Bayern Munichu nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut të djathtë, Denzel Dumfries.

“Kicer” ka raportuar të premten se bavarezët kanë nisur kontaktet me Interin pasi duan t’i sigurojnë shërbimet e holandezit në fund të këtij sezoni.

Bayerni është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për 26-vjeçarin në verë.

Dumfries po shihet si zëvendësim ideal për francezin Benjamin Pavard, i cili do të largohet nga Bayerni në verë pasi i skadon kontrata.

Dumfries iu bashkua Interit në vitin 2021 dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

Këtë sezon, ai ka regjistruar 21 paraqitje për Interin në të gjitha garat, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë po aq asistime.