Sport

Muriqi asiston, Mallorca në epërsi

Vedat Muriqi ka asistuar në golin e epërsisë për Mallorcan në Kupën e Mbretit. Muriqi në minutën e 97-të asistoi për sulmuesin Abdon Prats, ndërsa Mallorca po udhëheqë në ndeshjen e 1/16-tës së Kupës së Mbretit në Spanjë.

Mallorca është në epërsi prej një goli si mysafire e skuadrës Pontevedra.

Pontevedra është skuadër që bën gara në rangun e tretë të futbollit spanjoll.

Koha e rregullt u mbyll 0:0, ndërsa sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Muriqi, u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të.