Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq legjenda Pele

Pele, mbreti brazilian i futbollit që ka fituar tri kupa të botës dhe konsiderohet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, ka vdekur të enjten. Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele, vdiq në moshën 82-vjeçare.

I njohur për lojën e bukur, Pele ka vuajtur nga kanceri që nga viti 2021. Ai ishte i shtrirë në spital qe disa muaj, ka shkruar AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjenti i tij, Joe Fraga, konfirmoi vdekjen e Peles.

Pele pati kaluar gati dy dekada duke mahnitur tifozët e duke demoluar kundërshtarët me klubin e Santosit dhe kombëtaren e Brazilit.