Sport

Bayerni me ofertë për Dumfriesin

Bayern Munichu ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e djathtë, holandezin Denzel Dumfries ka raportuar “Calciomercato”, të martën.

Mësohet se Bayerni po shpreson ta bindë skuadrën e Interit në lirimin e 26-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit.

Dumfries po kërkohet me ngulm nga trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann, pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion.

Dumfries luajti edhe në Kupën e Botës “Katari 2022” me Holandën, ku pati një gol e dy asistime në pesë paraqitje. Ai është pjesë e Interit prej vitit të shkuar kur iu bashkua nga PSV Eindhoveni dhe ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025. Këtë edicion, Dumfries ka shënuar një gol dhe ka bërë tri asistime në 15 paraqitje në Serie A.