Sport

Felixi drejt Premier Leagues

Ylli portugez, Joao Felix është pranë kalimit në Premier League të Anglisë.

Interesim për futbollistin e Portugalisë kanë shprehur Arsenali dhe Manchester United, raporton “The Sun”. Felix nuk është i kënaqur dhe dëshiron të largohet nga Atletico Madrid.

Felix i kushtoi rreth 130 milionë euro Atleticos, që e bleu në vitin 2019 nga Benfica.

Sulmuesi 23-vjeçar me Atleticon ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Felix ka tre gola dhe po aq asistime në 12 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.