Sport

City synon ta transferojë Bellinghamin në verë

Jude Bellingham

Zyrtarët e Manchester Cityt besojnë se Jude Bellingham do t’i bashkohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Bellingham siç raporton “The Sun” është kërkesë e trajnerit Pep Guardiola. Te City e shohin Bellinghamin si lojtar ideal për të ardhmen. Synimet e Cityt janë të dominoj në futbollin evropian. Anglezi 19-vjeçar me Borussia Dortmundin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Sezonin aktual në Bundesligë ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime.