Vajza e futbollistit legjendar, Pele, Kely Nascimento, ka publikuar një fotografi emocionuese me babain e saj.
Ikona braziliane vazhdon të qëndrojë në spital ku është që nga 29 nëntori. Ai është pranuar në spital për një infeksion në rrugët e frymëmarrjes, ndërsa vazhdon të luftojë kancerin.
Së fundmi është bërë se sëmundja ka përparuar dhe se gjendja e legjendës 82-vjeçare është përkeqësuar.
Nascimento publikoi në Instagram një fotografi me Pelen në spital. Ajo shihet duke përqafuar Pelen në shtratin e spitalit.
“Ne jemi ende këtu, duke luftuar dhe duke besuar. Edhe një natë bashkë”, ka shkruar ajo.