Sport

FIFA theu rregullat e veta me pelerinën e Messit

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani ndihmoi presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon gjatë ceremonisë së ndarje së çmimeve, ndërsa i vuri një pelerinë yllit argjentinas Lionel Messi.

Messi dukej i habitur, ndërsa pati reagime edhe nga mbarë bota për skenën e pazakontë.

Messi nuk mundi të ngrinte trofeun e Kupës së Botës me fanellën e Argjentinës. Kjo është në kundërshtim me rregullat e FIFA-s, kanë njoftuar mediume të mëdha botërore të enjten.

“Në finalet e FIFA-s, veshje të ndryshme mund të bëhen vetëm pas ndarjes së çmimeve, fotove zyrtare dhe paraqitjes në media”, shkruan në rregulloren ne FIFA-s.

Lojtarët duhet të veshin fanellën e tyre zyrtare gjatë ceremonisë. Por, pelerina u bë në mes të ceremonisë zyrtare të ndarjes së Kupës dhe para fotos zyrtare të ekipit.

Argjentina fitoi Kupën e Botës, pasi në finale nëpërmjet penalltive mposhti Francën 4:2 pas vazhdimeve 3:3.