Angel Di Maria ka dhënë një parashikim të çmendur, madje edhe para se ta zhvillonte ndeshjen finale ndaj Francës në Kupën e Botës me Argjentinën.
Argjentina triumfoi në Katar, ndërsa Di Maria kishte parashikuar një gjë të tillë shumë më herët.
Ai shënoi në minutën e 36-të kur u asistua nga Alexis MacAllister.
34-vjeçari Di Maria realizoi për rezultatin 2:0, ndeshje e cila shkoi në vazhdime e penallti, pasi u mbyll 3:3. Në penallti, Argjentina ishte më e suksesshme.
“Do të bëhem kampion bote, e dashur. Është e shkruar. Dhe unë do të shënoj. Është e shkruar si në Maracana dhe në Wembley”, i kishte shkruar futbollisti i krahut gruas së tij në Instagram, ndërsa Jorgelina Cardoso e publikoi mesazhin pasi gjithçka kishte përfunduar.