Miliona argjentinas kanë dalë rrugëve të Buenos Airesit të martën për ta festuar titullit e botës dhe për të pritur futbollistët që u kthyen nga Katari. Por festa ka dalë jashtë kontrollit. Lojtarët është dashur që të lëvizin me helikopterë, pasi autobusi me të cilin po parakalonin, është bllokuar nga turma e njerëzve.
Afro katër milionë argjentinas kanë dalë rrugëve, kanë njoftuar agjencitë e lajmeve.
Disa prej tifozëve kanë kërcyer në autobusin e lojtarëve nga mbikalimet ku kanë qëndruar. Dhe kjo ishte prej arsyeve pse parada u ndal. Sipas “Marca” 31 persona janë lënduar gjatë festimeve të së martë.