Sport

Messi është ftuar të lërë gjurmët në stadiumin legjendar brazilian

Pas fitores së tij në finalen e Kupës së Botës kundër Francës, Lionel Messi u ftua të martën nga departamenti i sportit të Rio de Janeiros të Brazilit për të lënë gjurmët e gishtave në stadiumin legjendar “Maracana”.

Organi publik që menaxhon stadiumin ia kishte bërë këtë kërkesë kapitenit pas fitores në Copa America vitin e kaluar.

Gjurmët e Messit do të qëndrojnë përkrah legjendave si Pele, Garrincha, Rivelino, Ronaldo, Eusebio dhe Franz Beckenbauer.

Messi me Argjentinën fituan Kupën e Botës kundër Francës nëpërmjet penalltive 4:2 pas përfundimit të vazhdimeve 3:3.