Joshko Gvardiol është zgjedhur lojtari më i mirë i duelit të rëndësishëm për vend të tretë në Kupë të Botës.
Gvardiol, përveç që e shënoi golin e parë, e nisi edhe aksionin e golit të dytë që u shënua nga Orshiq.
Ai ishte shumë i saktë edhe në ndërhyrje, duke eliminuar rrezikun katër herë dhe rikuperoi tre topa. Ishte i saktë edhe në pasime. Pesë prej tetë tentimeve në topat e gjatë, shkuan te bashkëlojtarët e tij.
Ky është çmimi i parë për 20-vjeçarin në këtë Botëror.
Kroacia zuri vendin e tretë në Botëror pasi mposhti Marokun 2:1 të shtunën. Është medalja e tretë e kroatëve në botërore. E kishin fituan të bronztën më 1998 dhe të argjendtën më 2018.