Sport

Messi, Mbappe dhe historitë e tjera të finales së Botërorit

 

Për Lionel Messin kjo do të jetë mundësia e fundit për ta fituar titullin e botës. Kylian Mbappe synon suksesin e brazilianit Pele, duke u bërë lojtari më i ri që ka fituar dy tituj bote. Argjentina e kërkon trofeun e parë që nga viti 1986, ndërsa Franca synon ta mbrojë titullin e fituar katër vjet më parë.

Dy përfaqësueset gjigante po shpresojnë ta fitojnë Kupën e Botës. Finalja e së dielës (16:00) është e pasur me histori. Edicioni i 22-të i Botërorit përfundon me një ndeshje të jashtëzakonshme dhe me dy ekipe të mëdha përballë njëra-tjetrës.