Sport

Griner flet për herën e parë pas lirimit nga burgu

 

Basketbollistja Brittney Griner ka folur për herë të parë qëkur u lirua nga burgu në Rusi, kur u bë shkëmbimi mes SHBA-së dhe Rusisë me të dënuarin për tregti armësh, Viktor Bout.

Ajo falënderoi Administratën e presidentit Joe Biden dhe ka thënë se Shtëpia e Bardhë është e vendosur që ta sjellë në shtëpi edhe ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, i cili mbetet i burgosur në Rusi.