Sport

Bayerni në garë për heroin e Kroacisë

 

Pas Juventusit edhe Bayern Munichu është futur në garë për portierin e Kroacisë, Dominik Livakoviqin. Portieri i Dinamo Zagrebit po shkëlqen në turneun e Katarit dhe falë pritjeve të tij, Kroacia ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit.

Në fakt, 27-vjeçari po llogaritet si kandidati kryesor për t’u shpallur portieri më i mirë i Kupës së Botës, ndërsa Bayerni po planifikon ofertën për transferimin e tij. Mësohet se Livakoviq ka bindur drejtuesit e ekipit gjerman, i cili po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.