Leondre Washington është përforcimi më i ri i Ponte Prizrenit. Washingon (180 cm) luan fundor dhe te Ponte zëvendëson Ivan Koleviqin e larguar ditë më parë. 24-vjeçari, së fundmi ka luajtur tek ekipi LSU Shreveport dhe ka pasur një mesatare prej 16 pikëve për ndeshje.
Ai i bashkohet ekipit të martën dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës që Ponte Prizreni e luan kundër Sigal Prishtinës në fundjavë.