Sport

Brazili e do Guardiolan si zëvendës të Tites

 

Pep Guardiola ka gjasa që në një të ardhme të afërt ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Brazilit. Mediumet braziliane kanë raportuar të hënën se Guardiola po shihet si pasardhësi aktual i Tites, i cili u largua nga posti i trajnerit pas eliminimit të Brazilit në Kampionatin Botëror.

Brazili, që ishte njëri prej favoritëve kryesorë për të triumfuar në turneun e Katarit, u eliminua nga Kroacia në çerekfinale pas penalltive. E menjëherë pas këtij eliminimi, Tite, i cili ka qenë në krye të Brazilit prej vitit 2016, e konfirmoi largimin e tij.