Sport

E ardhmja e Neymarit te Brazili është e paqartë

Pavarësisht se shënoi për Brazilin, Neymari doli nga fusha i përlotur me fanellën braziliane pas një tjetër turneu dëshpërues me përfaqësuesen e tij.

Neymari dhe Brazili u eliminuan të premten nga Kroacia në Botëror.

Për Neymarin tani e ardhmja te Brazili është e paqartë.

“Do të ishte shumë përgjigje e shpejtë ta them këtë, por nuk mund të garantoj asgjë”, ka thënë Neymar pas eliminimit të Brazilit 4:2 në penallti nga Kroacia.

“Më duhet kohë për të menduar. Nuk po ia mbyll derën ‘Selecaos’, por nuk po e them 100% se dua të vazhdoj”, ka thënë Neymar pas eliminimit të Brazilit.

Neymar në Botërorin e ardhshëm do të jetë 34-vjeçar.

Me golin e shënuar të premten, Neymari e barazoi Pelen me 77 gola të shënuar për Përfaqësuesen e Brazilit.