Sport

Vlerësimi i gazetës “Blick” për të ardhmen e Shaqirit dhe Xhakës

Xherdan Shaqiri - Granit Xhaka

Shefi i futbollit në gazetën e madhe zvicerane, “Blick”, ka shkruar të premten për të ardhmen e përfaqësueses së Zvicrës. Zvicra tani i kthehet kualifikimeve për Euro 2024, ndërsa analisti Kubilay Tuerkyilmaz ka shkruar se periudha e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit te Zvicra ka përfunduar.

Por Chirstian Finkbeiner, mendon se të dy kanë të ardhme te Zvicra.

“Shaqiri mund të fshehë në Katar që është nën kontratë në MLS, me gjithë defektet në mbrojtje. Ritmi në MLS, që fillon në fund të shkurtit, mund të jetë problem. Pos kësaj, 31-vjeçari shpesh ka probleme me lëndime. Shaqirit i duhen edhe gjashtë ndeshje për të arritur Heinz Hermannin që mban rekordin për paraqitje te Zvicra (118). Të paktën si ‘xhoker’, pesha e tij mund të ketë vlerë ari edhe në të ardhmen”, ka shkruar redaktori i gazetës “Blick”.

Po për Xhakën, çfarë vlerësimi ka Finkbeiner?

“Një debat në media është rritur për kapitenin në Katar. Me kapjen mes këmbëve dhe provokimin duke veshur fanellën e Jasharit në ndeshjen ndaj Serbisë, Xhaka e bëri veten të pambrojtur. Ndaj Portugalisë, kapiteni u ul poshtë si i gjithë ekipi. Por 30-vjeçari është lider natyral i këtij ekipi dhe aktualisht lojtari më i mirë zviceran. Ai udhëheq në Premier League me Arsenalin. Largimi i tij nuk duket i logjikshëm”.