Sport

Barella nuk po e shikon fare Botërorin

Nicolo Barella ende është i mërzitur që Italia nuk është kualifikuar në Katar dhe se nuk e ka parë asnjë ndeshje të Botërorit.

“Nuk po e shikoj Botërorin sepse ende nuk e di se çfarë po ndiej”, ka thënë Barella të premten, në intervistën dhënë për “Gazzetta dello Sport”.

“Azzurrët” dështuan të shkonin në Katar pasi përfunduan në vendin e dytë në grup me Zvicrën në kualifikime, ndërsa tetë muaj pasi fituan Evropianin, u mposhtën nga Maqedonia e Veriut në Palermo në mars të këtij viti në kuadër të plej-ofit për kualifikim në Botëror.