Sport

Kaka beson se braziliani Ronaldo nuk e ka respektin e duhur

 

Ish-ylli i Brazilit, Kaka, beson se shumë bashkëkombës të tij nuk e respektojnë Ronaldon aq sa ai e meriton, dhe ka shtuar se atë e shohin vetëm si “person të shëndoshë”. Ikona e sulmit brazilian, Ronaldo, ka qenë prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Ai ndihmoi Brazilin të triumfonte në Botërorin e vitit 1994 dhe 2002, ndërsa karrierë në nivel ekipor ka bërë edhe te Barcelona, Interi dhe Real Madridi.