Sport

Thaqi paralajmëron largimin nga Rahoveci

 

Muhamed Thaqi ka paralajmëruar largimin nga KB Rahoveci. Pas humbjes nga Trepça të enjten në kuadër të çerekfinales të Superkupës së Kosovës, Thaqi la të hapur mundësinë që mos të jetë më trajner i Rahovecit.

Ai është në krye të Rahovecit prej fillimit të këtij edicioni, ndërsa kjo ishte humbja e 12 në të gjitha garat këtë edicion karshi dy fitoreve në Superligë.