Sport

Zyrtare, Flicku i shpëton shkarkimit

 

Hansi Flick do të mbetet përzgjedhës i Përfaqësueses së Gjermanisë pavarësisht paraqitjes së dobët në Kupën e Botës, ka njoftuar Federata e Futbollit e Gjermanisë të mërkurën.

Pas takimit që zgjati dy orë e gjysmë të mërkurën në mëngjes, u konfirmua vendimi për ta mbajtur Flickun në krye të përfaqësueses gjermane. Kështu ka njoftuar vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Bernd Neuendorf.