Sport

Një punëtor ka vdekur në Katar gjatë fazës grupore

FIFA ka konfirmuar raportimet se një punëtor në Katar ka vdekur aksidentalisht në kohën kur po zhvillohej faza grupore e Botërorit.

Incidenti ka ndodhur afër një resori që ishte caktuar të jetë qendra stërvitore e Arabisë Saudite në Botëror, ka shkruar “The Athletic” të mërkurën.

Punëtori, për të cilin raportohet të ketë qenë emigrant, thuhet se ka vdekur në një aksident me një kamion industrial që përdoret për bartjen e materialeve në distanca të shkurtra.

Për këtë incident po vazhdojnë hetimet e Qeverisë së Katarit.