Sport

Yakin mezi pret kualifikimet për Euro 2024, kundërshtare e ka edhe Kosovën

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur edhe për kualifikimet për Evropianin e vitit 2024. Zvicra e Kosova janë në Grupin I, së bashku me Izraelin dhe Rumaninë.

Ndeshjet kualifikuese nisin në mars të vitit të ardhshëm. Kosova ndeshjen e parë kundër Zvicrës do ta ketë në Prishtinë më 9 shtator, ndërsa të kthimit më 18 nëntor.

“Detyra ime është të motivoj dhe rindërtoj lojtarët. Mezi presim fushatën e re të Evropianit, ku synojmë kualifikimin për turneun e Gjermanisë”, ka thënë Yakin në konferencë të mërkurën.

Zvicra mbylli kampanjën në Botërorin e Katarit të martën me humbjen nga Portugalia në 1/8 e finales.