Sport

“Fluturuesi” holandez po mahnit me lojën në Botëror

FOTO: AP
 

Denzel Dumfries pati një fillim të ngadaltë në Kupën e Botës. Por mbrojtësi i krahut të djathtë i Holandës bëri hapin tutje në mënyrë spektakolare, në ndeshjen e 1/8 së finales kundër SHBA-së. Mbrojtësi i Interit - një nga yjet në “Euro 2020” të vitit të kaluar - dha dy asistime dhe shënoi golin e tretë në fitoren 3:1, për të ndihmuar në sigurimin e ndeshjes çerekfinale të së premtes me Argjentinën. Holandezët do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ndalur Lionel Messin, ndërsa shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” vazhdon kërkimin për titullin e parë të Botës.

Trajneri Louis van Gaal do të shpresojë që skuadra e tij të ekspozojë boshllëqet në mbrojtjen e Argjentinës, kryesisht me kundërsulme. Për këtë Dumfries dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Daley Blind, do të jenë vendimtarë.