Portieri i Zvicrës, Yann Sommer ka thënë se është vështirë të shpjegohet humbja 6:1 nga Portugalia.
“Nuk kemi shfaqur në fushë mentalitetin me të cilin luajmë zakonisht. Është vështirë të gjendjen shpjegime. Në disa raste i kemi dhënë kundërshtarit shumë hapësirë, në disa situata unë nuk jam dukur mirë. Në përgjithësi shumë gjëra nuk funksionuan. Është vështirë të mbijetohet në këtë nivel”, ka thënë Sommer. Ai ka pasur telashe para Botërorit e po ashtu gjatë ngjarjes në Katar.
“Unë përfundimisht jam sfiduar, ishte periudhë turbulente. Më erdhi mirë që kalova lëndimin, por më pas erdhi sëmundja. Isha gati, përndryshe nuk do të luaja. Por nuk mendoj se paraqitja ime ishte e mirë. Tani duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje dhe të kthehemi në shtëpi. Për momentin nuk e di se si do të vazhdoi për mua dhe për ekipin nacional. Kam lënë shumë energji në këtë ndeshje dhe në këtë turne. Kemi dashur t’i japim Zvicrës një mbrëmje të bukur futbolli. Do të më duhen disa ditë për të kaluar këtë dhe më pas do të shohim”, ka shtuar Sommer.
Remo Freuler ka thënë se gjëja e vetme që mund të bëjnë është t’i kërkojnë falje Zvicrës dhe tifozëve.
“Nuk ishim në fushë sot. Është Kupa e Botës, miliona njerëz i shohin këto ndeshje. Dhe ne luajmë ndeshje të tillë, duhet të marrim përgjegjësi. Është vështirë të gjenden fjalët. 6:1 është rezultat që dhemb”, ka thënë Freuler.